“Të dënuarit për dhunë e sulm seksual, nuk mund të marrin patentë-shoferin as punë publike” 

Të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet t`u ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu atyre do tu ndalohet edhe marrja e patent shoferit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

LEXO EDHE KETE

Qeveria shtyn përpara projektligjin që ashpërson dënimet për ‘dhunim’, ‘sulm seksual’ dhe ‘dhunë në familje’

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëra nga masat e reja para sheh që të dënuarve tu ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet dhe ndalimi i marrjes së patent shoferit

“Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal, parashihet që për personat që kryjnë sulmit seksual e dhunë në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen”, tha Haxhiu në mbledhjen e qeverisë”, tha Haxhiu.

Nuk nuk do të jetë e gjitha, sipas asaj që tha Ministrja Haxhiu. Për personat që me dashje kryejnë këto vepra ndaj grave që ushtrojnë funksione publike dënimet do të nisin nga 6 muaj deri në tri vjet.

“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidate, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu para kolegëve ministra./Botapress.info/

ngjashme