Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka përshëndetur vendimin e sotëm për të Ligjin për të Huajt.
Në një postim në “X”, Terras e përgëzoi Kurtin, duke vlerësuar marrëveshjen si të dobishme për BE-në dhe Kosovën, transmeton IndeksOnline.
“Urime, kryeministri, Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Unë besoj se është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Është e jashtëzakonshme që në të ardhmen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin në kornizën e Kosovës në përputhje me marrëveshjen!” u shpreh Terras.
Komentet e sotme të Terras vijnë pasi pak ditë më parë, raportuesi për Kosovën e cilësoi 2025-tën si vit të humbur për shtetin
Megjithëse të tria zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë në vitin 2025 – dy parlamentare dhe një lokale – u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe të rregullt, procesi normal politik u ndërpre rëndë. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike pësuan ngecje dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk mundi të zbatohej”, thuhet në raportin e Terrasit, për Kosovën.



Të tjera
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin