Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar nga partitë politike që të zhvillojnë fushatë me dinjitet dhe maturi, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai, ka thënë se fushata duhet të jetë larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes.
“Më 7 të muajit të ardhshëm vendi ynë përballet me një moment vendimtar për demokracinë, dinjitetin qytetar dhe të ardhmen e shtetit, ditën kur zëri i popullit përcakton rrugën që do të ndjekim, është dita kur vota bëhet forcë, përgjegjësi dhe shpesë për të mbrojtur të ardhmen tonë me guxim, unitet dhe vizion. Andaj ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në vend që fushatën ta zhvillojnë më maturi dhe dinjitetit dhe respekt, larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes, le të garohet me ide, vizion dhe përgjegjësinë ndaj atdheut sepse sovrani është qytetari dhe vullneti duhet të respektohet mbi çdo interes politik. Pavarësisht rezultatit Kosova ka nevojë për unitetit”, ka thënë ai.



Të tjera
Aktuale
“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri stabile”, Hargreaves partive: Bashkëpunoni pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Aktuale
Vjosa Osmani : Garë komplet e pabarabartë, propagandë masive
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,