“Termokos” ka njoftuar për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025, duke e cilësuar këtë sezon si një nga më të suksesshmit në historikun e kompanisë.
Vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje është marrë në përputhje me rregulloret e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe duke u bazuar në kushtet klimatike aktuale.
Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 362,520 MWh energji termike, që përbën një rritje prej 10% më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Po ashtu, janë liferuar 307 GWh energji, apo 11% më shumë sesa një vit më parë.
Konsumatorët janë furnizuar me ngrohje për plot 181 ditë, ndërsa mbi 25 mijë familje kanë qenë të kyçura në rrjetin e ngrohjes.
Risi këtë vit ka qenë edhe zbatimi i faturimit sipas shpenzimit real – mbi 12 mijë konsumatorë me pajisje matëse janë faturuar në bazë të konsumit të tyre, si pjesë e përpjekjeve për më shumë transparencë dhe efikasitet energjetik.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën