Tërmeti i fortë shkund këtë vend, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sipas mediave lokale, lëkundjet sizmike janë ndjerë në pjesën jugore dhe veriore të Kretës.Tërmeti është ndjerë edhe në Heraklion, Chania, Rethymnon.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 43 kilometra në jug-jugperëndim të porteve të Heraklionit.Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 19.5 km.

Ndërkohë sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter./Botapress.info/

ngjashme