Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, ç`ka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
“Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare”, thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing