Tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur rreth mesditës në zonën e Kusadasi, pranë Aydin, Turqi.

Kjo lëkundje e fortë ka pasuar një tjetër të disa minutave më parë, e cila regjistroi shkallën 4.9 Rihter.Valët e tërmetit janë ndierë edhe në ishullin grek Samos ku zonat e prekura janë Pythagorion, Mitilinii etj.

Bazuar në të dhënat paraprake, tërmeti është ndierë masivisht nga banorët përreth. Dëmet që ka shkaktuar janë minimale si objekte që janë lëkundur ose rrëzuar./Botapress.info/

ngjashme