Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nëse situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.
Ai njoftoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.
KFOR-i kërkon nga protestuesit që të tërhiqen, ata refuzojnë
“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.