Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim-vrasje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Sipas, Policisë janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.