Ende nuk dihet se kur do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve, megjithëse Bashkimi Evropian ka deklaruar se dëshiron ta përfshijë këtë çështje në agjendën e dialogut Kosovë-Serbi.
Deputetja Albana Bytyçi, në një intervistë për “Bota sot”, thekson se hapja e urës duhet të ndodhë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë. Ajo gjithashtu shprehet se tentativat e fundit për hapjen e urës kanë qenë të lidhura me fushatën zgjedhore.
“Pa dyshim që është e domosdoshme hapja e urës, por kjo duhet të bëhet vetëm në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë. Përpjekjet e fundit për hapje kanë pasur më shumë një qëllim elektoral dhe janë pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, duke u përdorur si mjet i politikës populliste nga kryeministri Kurti”, thekson ajo.
Vlen të përmendet se në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit që parashikonte hapjen e saj në vitet 2015-2016


Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar