Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, ka bërë që shumë shtete në një mënyrë apo tjetrën të bëhen pjesë e këtij konflikti
Sigurisht që këto tensione kanë prekur edhe Ballkanin, sidomos lidhjet që një pjesë e Ballkanit ka me Rusinë, siç është Serbia, raportojnë mediat serbe.
Lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Kjo mbledhje është bërë me shkak për të diskutuar për gjendjen mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për situaten në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë këtyre ditëve, fronti i shteteve Perëndimore e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me këto çështje.
Ata i kanë bërë thirje vazhdimishit Rusisë që të mos e pushtojë Ukrainën, përndryshe Rusia do përballet me sanksione të ashpra.
Pjesë e këtij takimi janë, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, Nebojsha Stevanoviq e Aleksandar Vulin, si edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.