Ndeshja e tensionuar dhe incidenti në takimin mes Gjilanit dhe Ballkanit kaloi edhe në sytë e trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiut.
Trajneri shkupjan ishte i pranishëm në duelin e të dielës, duke qëndruar në tribunën e zyrtarëve.Ditën e pushimit që e kishte me skuadrën tjetër gjilanase, Nuhiu duket se e shfrytëzoi për të parë nga afër lojën mes dy konkurentëve për titull, njëherit rivalëve të tij për trofeun e më të mirit këtë edicion.
Kryendeshja e javës mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk gjeti fundin. Ajo u ndërpre në minutat e fundit kur tifozët vendas sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.
Disa prej tyre u futën në fushë gjatë festës së golit të minutës së fundit nga Enea Koliçi dhe goditën portierin kundërshtar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar për rastin po mbahen në mbajtje./Botapress.info//