Situatë tensionuese ka përshkuar Kuvendin Komunal të Gjilanit sot gjatë një seance.
E gjitha ka ndodhur pas veprimit të kryetarit të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili ia ka ndalur mikrofonin kryesuesit të kuvendit teksa fliste.
Nuk është e qartë se pse ka ardhur deri te ky veprim i kryetarit, por që nga video që ka publikuar Kallxo shihet se tensionet ishin të larta, me përfshirje të disa asamblistëve nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. /Botapress.info/