Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka deklaruar se në turnirin e mbajtur të dielën në Roganë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, pengesa e vetme në zhvillimin e lojës dhe zgjedhjes së finalistit, kanë qenë kushtet klimatike.
Sipas tij, disa media kanë plasur lajme të pavërteta, dhe se pengesa e vetme kanë qenë kushtet klimatike.
Ai tha se ceremonia hapëse si dhe fjalimet e secilit folës duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Kurti, kanë qenë të shkurtra dhe nuk kanë qenë ato pengesa.
“Kryeministri Kurti ka respektuar dhe ndjekur agjendën e përcaktuar nga organizatorët e turnirit, me një kohëzgjatje prej jo më shumë se 4 min fjalim. Ftojmë mediat, sidomos ato lokale, për korrektësi në informim të publikut. Në të kundërtën do të ndiqet rrugë ligjore për shpifje dhe dezinformim”, shkroi ai në Facebook.