Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer nga rrethina e Malishevës, i cili u kap duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, në fshatin Landovicë.
Rasti u raportua pas publikimit të një videoje më 10 gusht 2025 në rrjetet sociale, ku shihej një veturë Mercedes e bardhë duke rrezikuar trafikun. Pas identifikimit nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me Stacionin Policor të Malishevës, ndaj shoferit u shqiptua gjobë prej 200 euro dhe masë ndaluese e vozitjes për tre muaj për kundërvajtjen “tejkalim në zonën e ndaluar”.
Policia bëri të ditur se, përmes mekanizmit ILECU, lidhur me këtë masë do të njoftohet edhe shteti i Zvicrës.
Institucioni apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve, duke theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët.




Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e