Tea Trifoni është njëra ndër femrat më të përfolura në estradën shqiptare.Ajo kohëve të fundit ka qenë në krye të mediave rozë pas ndarjes me ish-partnerin e saj Beart Rexhepin.
Pak ditë më parë u dha lajmi se emisioni i njohur “Big Brother VIP” po rikthehet me fytyra të njohura si pjesëmarrës dhe në media filluan të qarkullonin zëra se ndër pjesëtarët e parë do të ishin pikërisht dy vajzat më të përfolura të “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj.
Tea së fundmi ka krijuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj ku bëri një ‘deklaratë’ në të cilën zbuloi se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” së fundmi u përgjigj duke treguar se ajo në fakt nuk do të merr pjesë në “Big Brother VIP” dhe se këto lajme janë të rreme./Botapress/