Të shtëna me armë zjarri pati sonte në fshatin Palabardh të Gjakovës. Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore.
Lidhur me është konfirmuar se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor. “Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion , i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është konfiskuar një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit te njëjtë “, thuhet në njoftimin e policisë për rajonin e Gjakovës.
Kurse i dyshuari në këtë rast ka pohuar të ketë shtënë me armë zjarri në ajër, për t’i frikësuar disa fqinjë me të cilët nuk kishte raporte të mira.
Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuar N.Gj., është ndaluar për 48 orë./Botapress.info/