Një kamion në lëvizje është goditur me armë zjarri në Drenas. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovë, derisa nuk raportohet për të lënduar.
Nga të shtënat me armë zjarri, janë dëmtuar gomat e kamionit ndërsa të syhuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rikujtim: Ky është momenti më i veçantë i “liberalizimit të vizave” nga Bekim Çollaku
Rasti është në procedurë hetimore.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.