Në mars të këtij viti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kishte propozuar presidentit, Bajram Begaj që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të emëronte, Vlora Hysenin.
Një propozim i tillë në Kosovë kishte bërë shumë bujë pasi Hyseni muaj më parë, me vendim të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.
Ndërkaq, sot presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi Vlora Hysenin si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit./Botapress.info/