Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar pas skandalit diplomatik në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në reagimin e kësaj partie thuhet se qeveria e VMRO-së, përmes “vazalëve të VLEN-it”, po tentojnë që ta nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën dhe presidenten Osmani.
“Kërkojmë urgjentisht që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksionojnë të gjithë personat përgjegjës për këtë sulm skandaloz ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës, duke shkelur të gjitha protokollet dhe konventat ndërkombëtare”.
“Qeveria e VMRO-së përmes vazalëve të VLEN-it, duke mos u mjaftuar me degradimin që u kanë bërë shqiptarëve në RMV, tani tentojnë që të nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën, madje deri edhe Presidenten e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej, Aleanca për Shqiptarët dhe ky është një provokim i rëndë, për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të kërkojnë falje nga i pari i qeverisë deri tek personat pjesëmarrës në këtë rast.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar për një skandal diplomatik sot, ku të pares së shtetit, Vjosa Osmanit, i është kërkuar nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit që t’i merret telefoni personal, e madje edhe kanë tentuar ta shtyjnë fizikisht.



Të tjera
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,