Irani ka paralajmëruar për hakmarrje “shumë më shkatërruese” nëse SHBA-të dhe Izraeli do të sulmojnë objektiva civile, raportoi media shtetërore, shkruan BBC.
“Nëse sulmet ndaj objektivave civilë përsëriten, fazat e ardhshme të operacioneve tona ofensive dhe hakmarrëse do të jenë shumë më shkatërruese dhe të përhapura gjerësisht”, thuhet në një deklaratë nga një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya – njësia më e lartë komanduese ushtarake operative e Iranit. Deklarata u botua nga Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB).
Kjo vjen pasi presidenti amerikan kërcënoi me sulme ndaj termocentraleve dhe urave iraniane nëse Irani nuk arrin të përmbushë afatin e tij të së martës për të rihapur Ngushticën e Hormuzit./KosovaPress



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar