Presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Iranit duke i kërkuar që ta hapë Ngushticën e Hormuzit.
Trump shkroi në “Truth Social” se do të jetojnë “në ferr” nëse s’e bëjnë këtë.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni atë dreq Ngushtice, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.
Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, sipas zyrtarëve iranianë.
Kjo ka shkaktuar ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se nëpër këtë ngushticë, në kushte të zakonshme kalon rreth një e pesta e naftës së botës.
Komanda e përbashkët e Iranit kërcënoi të dielën se do të shtojë sulmet ndaj naftës dhe objekteve të tjera civile, nëse SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë objektet civile iraniane.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi Shtabin Khatam al-Anbiya, i cili tha se kishte sulmuar disa objekte të naftës dhe infrastrukturës në Izrael dhe në vendet arabe të Gjirit, pasi një sulm ajror izraelit goditi kompleksin më të madh petrokimik të Iranit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në