Të hënën më 19 shtator, Këshilli i Prindërve në Pejë do të protestojë për rikthimin e fëmijëve ne bankat shkollore. Nën moton “Qeveri SBAShL duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tonë”, protesta është lajmëruar të fillojë në ora 12:00, deri në ora 12:30.
Protesta është planifikuar të fillojë në qendër të qytetit, nga rruga “William Wolker” deri te sheshi “Haxhi Zeka”, raporton Indeksonline.
Organizimi i kësaj proteste ka marrë edhe pelqimin e Komunës së Pejës./Botapress.info/