Të gjithë të buzëqeshur!! Ronaldo viziton skuadrën e Real Madridit në stërvitje, pak para përballjes në ‘El Clasico’

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar mundësinë që ta vizitojë ish-skuadrën e tij, Real Madridin, që është në Arabinë Saudite për finalen e Superkupës së Spanjës.

Videot e vizitës së Ronaldos në kampin ku po stërvisin lojtarët e Real Madridit janë bërë virale në rrjetet sociale.

Tifozët e Realit janë shprehur të emocionuar me vizitën e yllit portugez, që sukseset më të mëdha i arriti me fanellën e ekipit të tyre.

Ronaldo tani është pjesë e Al-Nassr.

Reali të dielën do ta luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

 

ngjashme