Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar mundësinë që ta vizitojë ish-skuadrën e tij, Real Madridin, që është në Arabinë Saudite për finalen e Superkupës së Spanjës.
Videot e vizitës së Ronaldos në kampin ku po stërvisin lojtarët e Real Madridit janë bërë virale në rrjetet sociale.
Tifozët e Realit janë shprehur të emocionuar me vizitën e yllit portugez, që sukseset më të mëdha i arriti me fanellën e ekipit të tyre.
Ronaldo tani është pjesë e Al-Nassr.
Reali të dielën do ta luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.