Një shtetrrethim i radhës është njoftuar për kryeqytetin e Ukrainës, Kievin ditën e sotme.
Siç bëhet e ditur, shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 20:00 e darkës deri në 07:00 të mëngjesit të mërkurën.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“U bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose nëpër streha kur të bjerë sirena.”/Botapress.info