Janë dramatike pamjet e rënies së avionit të kompanisë “China Eastern Airline” që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou.
Në rrjetet sociale janë publikuar momentet e rënies së tij pingul nga rreth 10 mijë metra lartësi duke u shkatërruar tërësisht në tokë.
Besohet se nga aksidenti nuk ka të mbijetuar nisur edhe nga mënyra se si ka rënë avioni, ndërkohë që zona përreth është përfshirë nga flakët.