Rrebeshe shiu pritet të përfshinë vendin që nga orët e para të ditës së enjtë, të shoqëruara edhe me bubullimë. Këto të reshura pritet të vazhdojnë deri nga mesdita, e më vonë pasdite largohen nga territori i vendit, ndërsa vransirat shpërndahen vonë gjatë mbrëmjes. Frynë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-8m/s. Temperaturat minimale mbesin paksa më të larta, 17C e 19C, ndërsa temperaturat maksimale në rënie, e shënojnë vlera prej24C e 26C.
Mot më stabil po parashihet ditën e premtë dhe të shtunë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve po paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 29C e 30C. Ditën e diel, më vonë vransirat vijnë duke u shtuar, e me kalimin në ditën e hënë priten rrebeshe kalimtare shiu, që deri pasditën e së hënës pushojnë. Të hënën temperaturat pësojnë rënie më të theksuar deri në 22C e 24C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 16C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, të premten verilindore, 3-8m/s, e në fundjavë nga jugu e jugperëndimi.



Të tjera
Aktuale
A do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”? Flet Rashiq
Nenad Rashiq ende nuk e di
Aktuale
Inflacioni në dhjetor arrin 5,3%, energjia dhe ushqimet me rritjen më të madhe
Sipas të dhënave të publikuara nga
Aktuale
Rritet niveli i ujit në liqenet Batllavë dhe Badoc pas reshjeve të fundit
KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për