“Të dua Kosovë”, flet i riu nga Afrika që u bë viral në Kosovë

Kumbulani, Keith nga Zimbabwe e Maria dhe Estela nga Brazili po i kalojnë pushimet në Kosovë me ftesën e shokut të tyre, Blendit.

Për ta, është një eksperiencë e paharrueshme.Ndryshe, Munaku është një prej personazheve më virale të momentit me performancën e tij në emisionin “Era Verë” performoi këngën e Dafina Zeqirit.

“Kosova është e mrekullueshme. Mezi kam pritur të vijë këtu. Gjithçka është perfekt, më ngjason me Zimbaon, me kaosin që krijohet këtu. Mirëpo po e shijoj shumë këtë kohë”, u shpreh Munaku.

Dafina, madje realizoi edhe një video në “Tik-Tok” me performancën e tij.

LEXO EDHE KETE

Po peshkonte në lum dhe më pas u fut për t’u larë, zhduket pa asnjë gjurmë 14-vjeçari

“Nuk e mendova që do të marrë jehonë të tillë, këtu të gjithë janë të dashur. Unë këtë e barë sepse e ndjeva dhe seriozisht muzika këtu është shumë e mirë. Më pëlqen shumë Dafina dhe Kida është artistja ime e preferuar tani”, tha ai.

“Po e shijojë shumë këtë gjë që po komentohet shumë mirë. Është e pabesueshme”, ka thënë Munaku.

ngjashme