Të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special – nën masa të rrepta sigurie.
Këta tre cilët po përballen me akuzën për kryerjen e veprës penale të terrorizmit në rastin e njohur si “Banjskë”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e 6 dhjetorit 2024, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve të lartpërmendur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Kurse, Gjykata e Apelit më 13 mars 2025 njoftoi se ka marrë vendim, me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilën u konfirmua aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Bajska”.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.
Pamjet: EO



Të tjera
Aktuale
Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie
Policia e qarkut Mettmann në Gjermani
Aktuale
Zhvillimet në LDK pas zgjedhjeve, nesër thërrasin konferencë për media s’bëhet e ditur arsyeja
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka
Aktuale
Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 8 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve