Tasholli: Kryeministër, mos prek susta kur s’di për çka janë

Analisti, Ismail Tasholli ka komentuar zhvillime e fundit në vend që lidhen me situatën e krijuar në Veri të vendit.

Tasholli i ka kërkuar kryeministri Albin Kurti që të mos veprojë kur nuk ka njohuri se çfarë do të ndodhë.Ai ka ka shkruar se Kurti tash nuk duhet t’i “prek sustat kur s’e di për çka janë”.

“Është dashtë me e ditë, edhe si opozitë, sa kuaj fuqi i ka ai dhe shteti. E jo tash, me na thanë se do gjana kokan t’komplikume – hala s’i mësova cilat susta për çka janë, e me metë në tepërpjetëze me krejt POPULLIN, për DINJITET.”, ka shkruar analisti në Facebook.

Reagimi i plotë:

Kryeministër, mos prek susta kur s’di për çka janë

QË NJËZET VJET, Kryeministri jonë, e paska keqkuptu shtetin dhe diplomacinë. A thu?

Është dashtë me e ditë, edhe si opozitë, sa kuaj fuqi i ka ai dhe shteti. E jo tash, me na thanë se do gjana kokan t’komplikume – hala s’i mësova cilat susta për çka janë, e me metë në tepërpjetëze me krejt POPULLIN, për DINJITET.

P.S.

Sa për elokuencë, që mendon dikush se ka rol gjeopolitik, Konica e Noli moti vakt na kishin bashku t’tanve. Erifat s’po t’vetshin kurrë a di me fol e sa ke lexu.

ngjashme