Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai tha se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi.
“Patëm një takim të shkëlqyeshëm dhe si gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës .”, ka shkruar Zemaj.
“Veçanërisht e vlerësojmë shumë angazhimin e fuqishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë dhe më gjerë, ka shtuar ai. /Botapress.info/