Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar për takim kryetarët e degëve të këtij subjekti.
Takimi do të mbahet sot në orën 16:00 në selinë qendrore të LDK-së, bëjnë të ditura burime të IndeksOnline.
Ky takim po mbahet pas takimit të mbrëmshëm midis kryeministrit Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin është diskutuar mundësia e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzuar ftesën e Kurtit për darkë pune.