Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar të enjten se julumtimi i krimeve të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë duhet të vazhdojë, pa asnjë dyshim.
Por, ai shtoi se Qeveria Kurti “sot e ka shtruar në agjendë të Kuvendit miratimin e ligjit për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon të hetojë e hulumtojë këto krime, deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000”.
Avokati Besnik Berisha shoqërohet në polici pasi iu bastis shtëpia
Sipas Tahirit, lufta në Kosovë ka përfunduar me 12 qershor, 1999, me largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe nuk ka pasur luftë pas qershorit të 99-tës.
Prandaj, ai thotë se këtu ka një koordinim mes LVV-së dhe Listës Serbe për çështjen në fjalë.
Ai theksoi se LVV-ja po ia përmbush edhe një kërkesë tjetër kriminelit serb, Millan Radojiçiq.
“Kjo qasje kaq antihistorike, antikombëtare e antishtetërore, për ta paraqitur dhe akomoduar interpretimin e Serbisë përmes së cilit ajo i qaset asaj periudhe, është asgjë më shumë sesa një zell i madh e i koordinuar për t’ia përmbushur edhe një kërkesë Milan Radojçiqit”, shtoi ai.
Mes tjerash, ligjvënësi opozitar pati një thirrje për të gjithë deputetët e Kuvendit e Kosovës, që ta refuzojnë këtë që ai e cilëson si “turp të pakëpërdishëm”.
“Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që t’i përgjigjen arsyes e vetëdijes dhe ta refuzojnë këtë turp të pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”./Botapress.info/