Besnik Tahiri e ka quajtur fushatë psikologjike të Qeverisë Kurti vendimin për rikthimin e reduktimeve në vend. Sipas Tahirit të AAK-së, me këtë vendim po na matet pulsi që të durojmë shumëfish më shumë orë reduktime gjatë dimrit.
“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit.
Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.
Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë” shkruan Tahiri në reagim./Botapress.info/