Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiti, ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se udhëheqësit e Kosova janë ngujuar në shtëpi, duke marr pjesë vetëm në takime rajonale.
Sipas saj, Kosova është në një rënie të shëmtuar të diplomacisë.
“Ndëshkimi amerikan kushton! treshja e shtetit e ngujuar ne shtepi, tash vrap pas ftesave te takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre ne te njejtin takim, duke lutur te hiqen sanksionet ndaj Kosoves…renie e shemtuar e diplomacise se Kosoves!”, ka shkruar Tahiri.