Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë.
Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri.
“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri./Botapress.info/