Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, sot në kuvend tha se kudo që ka prekur qeveria, aty ka qenë dështimi.
“Kudo, në cilin sektor që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prekë, aty ka qenë dështimi. Vetëm mendoni pak, prekne kokën, prej temave më të thjeshta që lidhen me ligjet bazike, si ato të pagave, të pagës minimale, të ekonomisë, infrastrukturës, zhvillimit, raportet me partnerët ndërkombëtarë, kudo që kanë prekë, kanë krijuar krizë”, u shpreh ai.