• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tahiri ia lypë Kurtit rrogën për Fondin e Sigurisë, vë bast me mandatin e tij të deputetit për shumën që është mbledhur

nga Bota Press
19 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në debatin parlamentar për çështjen e sigurisë në vend, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri zgjodhi të flasë më shumë për Fondin e Sigurisë të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit.

Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej ta ndante një pagë për këtë fond, ndërsa ishte i gatshëm të vënte bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro”, raporton Gazeta Botapress.info

“Ju kujtohet.. Qe po ju them. Kur erdhën vaksinat, kryeministri shumë mirë, dha shembull, i pari shkoi dhe e mori vaksinën. Në rregull është. Pati kritikë, pati që thanë ‘shumë mirë’.. OK. Por kur u themelua Fondi, do të duhej me qenë prapë një simbol, do të duhej prapë kryeministri i Republikës së Kosovës me e dhënë rrogën i pari edhe me thënë ‘unë, së bashku me kabinetin tim qeveritar, pagat e prillit do t’i derdhim të gjithë në Fondin e Sigurisë’. Nuk e bëtë”, tha Tahiri.

Ai tha se kanë pritur gjithashtu “angazhim më të madh paralamentar prej mazhorancës”.

“Por ju shkuat hala ma keq. E klasifikuat. E bëtë sekret”, tha Tahiri.

Më tej, ai u shpreh i bindur se në këtë fond nuk janë mbledhur më shumë sesa 2 milionë euro.

“Dhe sot, kur kanë shkuar rreth 75 ditë unë jam i bindur – dhe nëse s’del kështu, unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit – nëse kanë kalu mbi 2 milionë euro, nëse janë dhënë mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, deri në këto momente, unë e lë mandatin tim. Sepse as 2 milionë euro nuk keni arritë me i mbledhë”, tha Tahiri.

“Kënd do ta fajësoni? Shoqërinë a?”, shtoi ai.

Sipas tij, shumca që thotë se është mbledhur për Fondin e Sigurisë “është një marre e madhe”.

“Do të duhej minimumi 20 milionë euro me u mbledhë”, tha Abelard Tahiri./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.