Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar reagimin e Vetëvendosjes (VV), në lidhje me koalicionin që Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), bëri sot me AAK, Nisma dhe AKR, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka thënë se VV koka çu peshë, pse Totaj paska bo koalicion me parti shqiptare në Prizren.
“Vetëvendosja te koka çu peshë pse Shaqir Totaj, paska bo koalicion me parti shqiptare në Prizren. Abe Haskuka… a je Has, apo Kuka… Hem shyptar, hem tyrist”, ka shkruar ai.
Ndryshe gjatë ditës së sotme ka pasur reagim nga VV për këtë koalicion, derisa janë shfaqur të ‘nervozuar’, kanë thënë se nuk janë befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren. /Botapress.info/