Gazetari Valon Syla, ka folur për gjendjen aktuale në Kosovë, dhe rrezikimit të marrëdhënieve me vendet mike dhe aleate siç janë SHBA’të, nga kryeministri i vendit Albin Kurti. Syla ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje paska vendosur të na tregoj se si nuk i nënshtrohet Serbisë por jo Amerikës, kështu duke i shërbyer Serbisë me videon e fundit që ky subjekt politik e kashpërndarë.
Vetëvendosje ka publikuar sot një video propaganduese, ku vëmendje e kthen tek Serbia duke pretenduar se nuk është problemi i tyre me SHBA’në, por me Serbinë. Dhe se rrjedhimisht SHBA qenka duke na prezantuar kërkesat e Vucic.
Tutje Syla ka thënë kjo është loja e VV’së që ‘nalfabeta funkcional’ siç i kategorizon Kurti dikur, ta demantojnë imazhin e SHBA’së dhe BE’së, duke e mashtruar turmën e cila e ka vendos në krye të qeverisë Kurtin.
Sipas Sylës nga kjo gjendje avancon vetëm Serbia.
Ai gjithashtu ka theksuar se të gjitha këto veprime Kurti po i bën nga frika se po i vije fundi dhe në këtë mënyrë tenton ta ruaj pushtetin. Por që sipas Sylës, Kurti ka harruar se për dallim nga diktatura e Enver Hoxhës, në Kosovë është KFOR.
Postimi i plotë:
E paska sos Vetëvendosja me kallxu qysh nuk i nënshtrohet Serbisë por jo Amerikës, kështu duke i shërby vec diplomacisë serbe me video…
Në stilin nuk kemi asgjë me Amerikë, por me Serbi, dhe se Amerika po i prezenton kërkesat e Vuçicit eshte lojë me ‘analfabeta funkcional’ që i kategorizon Kurti, që me mujt me demtu sa ma shumë mesazhin e BE dhe Amerikën dhe me mashtru turmën e cila na e pruni një turmokraci tê budallme në krye me Kurtin.
Kështu vetëm izolohet Kosova, dëmtohet dhe i dorëzohet krejt diplomacia mike perendimore si dhuratë Serbisë. Serbia ish dashtë me pagu miliarda për këtë mbështetje, ndërsa Kurti dhe VV po ja dhuron pa pare këtë lobi të fuqishëm diplomatik.
Dikush e ka kap keq Albin Kurtin për bishti. Po ja sill krytë kah po i vynë. Dhe këtu po avanson veç Serbia.
Luani me gjyks pule, po e sheh fundin e tij. Po provon me izolu Kosovën veç me rujt pushtetin, dhe duke e kopjuar zbeht diktatorin Enver Hoxha që kinse e luftonte imperializmin kapitalist perebdimor, Kurti po e harron një fakt, se e ka KFOR’in brenda për dallim prej Enver Hoxhës.
Mos e merrni seriozisht këtë avanturist të vonuar politik… Se ka gjatë. Këta janë shkelmat e fundit të mashtrimit të tij të rradhës. Ai është një politikan i dobët i vendit ma të vogël në Evropë. Ju lidhne rrypin se vinë goditje diplomatike. Ky leshon pej edhe zbothet se sështë Luan. Thjeshtë babën e ka të Sokobinës e nonën e Hajkobillës. Qitu dikun i vendeve tona të vogla është… mos mendoni se është i planetit Mars ose Jupiter si Supermeni.
Albin nuk jemi me Vucicin, por as me ty kurrë skemi qenë se të kemi njoftë ma mirë se ata që të besuan e u deshpruan./Botapress.info/