Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa ishte në opozitë kritikonte politikanët për xhipat, e sot në një fushatë në Podujevë, ai fliste prej xhipit.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për zgjedhjet lokale dhe partitë që kanë shkuar në balotazh, ndërsa Syla e ka përmendur edhe paraqitjen e sotme të kryeministrit Kurti në Podujevë, ku doli nga vetura e tij, dhe kërkonte nga qytetarët votën për kandidatin e tyre, Shpejtim Bulliqi.
“Po ky na ka dhunu me xhipin e Isa Mustafës, 7 vjet nuk e ka shit një xhip e sot dilke majke fjalim prej xhipit. Qysh me marr seriozisht këtë? ”, tha Syla.