Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka kritikuar partitë opozitare në Kosovë duke thënë se po e tolerojnë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Hekuran Murati.
Në një shkrim në Facebook, Syla ka komentuar parashikimin e FMN për rritjen ekonomike të Kosovës prej 2.7%. Ai ka thënë se kjo nuk është rritje po rënie, sepse inflacioni është 13% ndërsa për mallra ushqimore 20%.
“Sapo e pash ne lajme qe FMN tash e paska parashiku rritjen edhe ma te ngadalshme ekonomike ne Kosove prej 2,7%. Kjo nuk është rritje por renie sepse inflacioni eshte 13% ndersa për mallëra ushqimore 20%. Ish dashtë opozita me i thane keto fakte? Po duket pastaj sikur, po i tolerojnë rrenat e kulluara te Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit. Vetem nje e vertete eshte: qe ekonomia e Kosoves dhe standardi jetësor është në renie te lire”, ka shkruar Syla në Facebook.
Ai ka thënë se Kosovën “janë duke e sundu njerëz amatera”.
“Veq urrejtjen ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK’së nuk e kane amatoreske”, ka përfunduar Syla
Më poshtë postimi i plotë i tij.