Gazetari Valon Syla përmes një postimi në facebook ka kërkuar që të gjendet një përkthyes për Emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe pesë vendet e Kuintit në mënyrë që t’ia “përkthejnë gjendjen e Albin Kurtit se si ndihet në këto momente”.
“Gjejani një përkthyes të mirë Eskobarit, edhe 5 vendeve të Kuintit me ja përkthy gjendjen e Albin Kurtit se si ndihet në këto momente. Dikush që përkthen mirë idioma dhe i gjen mirë parabollat kulturore…”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Gjejani një përkthyes të mirë Eskobarit, edhe 5 vendeve të Kuintit me ja përkthy gjendjen e Albin Kurtit se si ndihet në këto momente. Dikush që përkthen mirë idioma dhe i gjen mirë parabollat kulturore…
1. Me hund për bari, me both kah ari (Karadak)
2. Qeni i keq ta bjen ujkun ne torishtë (baritore)
3. hyp se të vrava, zhdryp se te vrava (Drenicë)
4. Qershiat e pshurrta, më doket si kam pshurrë krejt, e pi hajna do prej tyne, një kah një.(Dukagjin)./Botapress.info/