Gazetari Valon Syla, ka kritikuar këshilltarin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Talin, i cili vuri në pikëpyetje nevojën për gazin amerikan që ishte refuzuar nga Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Botapress.
Syla, përmes një postimi në Facebook tha se Qeveria Kurti paska gjetur tendera për filtera, e kështu tenton të marrë para dhe nuk i duhet gazi amerikan.
Ai shtoi se Tali flet për gjeopolitikë anipse nuk ka kurrfarë lidhje me të.
“I paskan gjet do tendera për filtera, për termocentrale… me bo naj marrëveshje najsend, me çnuk naj pare, naj përqindje. Çka na vynë gasi amerikan po thotë. Ngone, këshilltarin e Glaukut. Gërrnaç i Londrës. Atje ka fshi tunella të Metros, e këtu flet për gjeopolitikë. Ky është gërrnaçi tipik i VV’së”, shkroj Syla.
Kujtojmë se Metro pati raportuar për refuzimin e gazit nga Qeveria Kurti e që u mohua vazhdimisht, deri kur u pranua publikisht nga ministrja e Ekonomisë, duke u arsyetuar me faktin se infrastruktura do kishte çmime tejet të larta dhe duheshin konsultime shtesë./Botapress.info/