Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një lidhje direkte në A2CNN, u shpreh se një prej arsyeve pse Hashim Thaçit nuk i ndryshohet masa e sigurisë janë edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kur zoti Kurti, si kryeministër i Kosovës, thotë që zoti Thaçi, duarlidhur në Gjykatën Speciale në Hagë, interferon në politikën e brendshme të Kosovës, është një nga akuzat më të rënda që është renditur edhe në akuzat e Prokurorisë, me të cilat i kërkon Gjykatës që Thaçi të mos lirohet. Prandaj, nuk u është dhënë asnjëherë mundësia që t’i ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpiak”, deklaroi Syla.
“Fatkeqësisht, një prej arsyeve është edhe kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, kur thotë se zoti Thaçi po interferon në politikën kosovare nga qendrat e paraburgimit”, shtoi Syla.



Të tjera
Aktuale
Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie
Policia e qarkut Mettmann në Gjermani
Aktuale
Zhvillimet në LDK pas zgjedhjeve, nesër thërrasin konferencë për media s’bëhet e ditur arsyeja
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka
Aktuale
Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 8 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve