Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar rreth temës së fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar. Syla ka propozuar me ironi që Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit.
Valon Syla pas një debati në studio ka propozuar që nesër Tomë Gashi të organizoi një mbledhje dhe t’i japë librezën e veteranit Albin Kurtit.
”Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit të UÇK’së, masi po thuani që ai ka qenë luftëtarë”, ka thënë Syla.
Tutje ai tha se kjo nuk është e vërtetë pasi që Kurti nuk ka qenë kurrë në UÇK.“Albin Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK’së”, është shprehur Syla. /Botapress/