Syla: A e nive Albin Kurtin tha na i ka kërku KFOR-i dy ditë

Gazetari Valon Syla, ka ironizuar me kryeministrin Kurti lidhur me deklaratat e tij për barrikadat në veri. Syla në “Facebook” ka shkruar: A e nive Albin Kurtin. Tha na i ka kërku KFOR’i dy ditë. Kishe.

Kurti kishte deklaruar se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, sot veriu u zgjua në ditën e 11-të me barrikadat që u vendosën nga banorët serbë në atë pjesë, nga e shtunja e 10 dhjetorit menjëherë pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyreve të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në këtë pjesë.

Grupet ilegale në veri i kanë ngritur barrikadat në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, rrjedhimisht si pasoje e tyre janë mbyllur pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Vërehet prezencë më e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Ndërsa, pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, Kurti ka shtuar se shqetësimi i tyre është “se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat”, andaj ka shtuar ai, kjo është arsyeja pse po veprojnë me shumë kujdes.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”, citohet të ketë thënë Kurti nga mediumi britanik “The Guardian”.

“Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë tutje Kurti.

Ai ka shtuar se edhe SHBA-ja dhe BE-ja pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi./Botapress.info/

ngjashme