Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.
“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot.
Milan Radoiçiq. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi”, tha ai.
Sveçla deklaroi se shteti autokratik me historinë kriminale sulmoi shtetin më të ri.