Sveçla: Po presim nga KFOR-i t’i heq barrikadat, në të kundërtën situata nuk shkon në pambarim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke pritur nga KFOR-i që t’i heq barrikadat në veri të vendit.

“Barrikadat duhet të hiqen nga KFOR-i dhe zyrtarët policore duhet të kthehen në normalitet dhe ta kryejnë punën në bazë të angazhimeve që kanë, ose të na tregohet e kundërta – dhe pastaj Policia të veprojmë në bazë të planit operacional që ke përgatitur”, ka thënë Sveçla nga Mitrovica në konferencën për gazetarë.

LEXO EDHE KETE

Sveçla zbulon se një 14 vjeçar është sulmuar nga “bandat kriminele”

Ai tutje ka thënë se përkundër gjendjes së krijuar gjendja e zyrtarëve policorë është e mirë, dhe nuk ka vend për spekulime, pasi siç tha ai është thënë se “disa policë e kanë refuzuar ushqimin”./Gazeta Botapress.info/

ngjashme